15:57 11/05/2014Historia e rënies së avionit të drogës në Divjakë ka përfunduar edhe në CNN. Lajmi për këtë çështje është publikuar në seksionin e lajmeve iReport me titullin: “Rrëzohet avioni, gjysmë ton droge gjendet pranë ti”.Në shkrim thuhet se kjo ngjarje faktoi akuzat e opozitës për trafik droge me avionë nga Shqipëria në vendet e tjera të Europës dhe se qeveria duket se gjendet para një skandali të madh.Edhe Asociated Press e ka raportuar këtë si ngjarje jo të zakonshme, një lajm që është publikuar edhe në disa media të tjera.Ndërsa në mediat italiane i bëhet me tepër jehonë faktit se në drejtimin e avionit të drogës ishte një italian i njohur për probleme me drejtësinë në Itali.Georogo Riformato është akuzuar për mashtrime. Ai drejtonte një shkollë pilotimi të palicensuar dhe vite më parë është akuzuar për mashtrim. Giorgio Riformato i përvetësonte mijëra euro stundetëve të tij. Në Shqipëri, si për ironi të fatit, Riformato, u ul në vendin e gabuar. Dhe vetëm pak metra nga vendi i uljes fatkeqe të Riformtos, policia shqiptare gjeti 460 kg marijuana e cila është rritur shëndetshëm në mes të Ballakanit.Mediat italiane thonë se Riformato nuk i ka pranuar asnjëherë akuzat e ngritura ndaj tij.