Avioni me energji diellore nis misionin më të vështirë


Avioni me energji diellore nis misionin më të vështirë

10:51 20/06/2016

Avioni "Solar Impulse 2" u ngrit nga New York për të përshkuar Atlantikun, në një prej fazave më të vështira në përpjekje për të udhëtuar rreth e rrotull globit, duke përdorur vetëm energji diellore.

Piloti Bertrand Piccard, do të përpiqet që të mbërrijë në Seville të Spanjës, në rreth 90 orë.

solar impulseee

Sipas BBC, udhëtimi ishte planifikuar që të niste të dielën, por u shty për shkak të motit të keq.

Kjo do të jetë dhe distanca më e gjatë që ky avion do realizojë gjatë këtij viti.

Piccard, me profesion psikiatër, do ta ndajë udhëtimin e tij prej 35 mijë kilometrash me sipërmarrësin zviceran Andre Borschberg.

1

“Impulse” është i mbuluar nga 17 mijë qeliza fotovoltaike për të kapur rrezet e diellit.

Më 11 Qershor ky avion u ul Aeroportin Ndërkombëtar John F Kennedy, në New York, pas një udhëtimi 5 orësh nga Lehigh Valley të Pensilvanisë.

2

Deri më tani, udhëtimi rekord i “Solar Impulse 2” është ai i 9 Marsit 2015, kur ky avion u nis nga Abu Dhabi dhe udhëtoi rreth e rrotull Azisë dhe Paqësorit, deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./tvklan.al





Të ngjashme