Avioni në Divjakë, Prokuroria merr në pyetje 2 kontrollorë të Rinasit
Avioni në Divjakë, Prokuroria merr në pyetje 2 kontrollorë të Rinasit
Shpërndaje
15:43 16/05/20146 ditë pas ngjarjes së Divjakës, ku një avion i pilotuar nga një shtetas Italian u identifikua gjatë tentativës për të kryer një transport droge, prokurorët e krimeve të renda kanë nisur të mbledhin dëshmitë e para. Dy kontrrollorë të Kullës së Vrojtimit në Aeroportin e Rinasit, u morrën në pyetje nga prokurorët e çështjes, në cilësinë e personave që kanë dijeni mbi çështjen. Një prej tyre Erjon Pipero, i cili ka qenë me shërbim ditën kur piloti italian Xhorxho Riformato ka kryer veprime në aeroportin ndërkombëtar.Në datën 8 maj rreth orës 10:16, avioni i pilotit Italian u ul në aeroport pasi ishte nisur nga Korfuzi me destinacion Tiranën. Qëllimi i këtij fluturimi sipas të gjitha inforamcioneve zyrtare ishte një fluturim turistik. Dy ditë më vonë, në datën 10 Maj , në orën 13:26 avioni u largua nga aeroporti “Nënë Tereza” me destinacion Pescara në Itali. Gati 3 orë më pas avioni, i drejtuar nga piloti italian Giorgi Riformato u rrëzua në Divjakë.Në afërsi të avionit të rrëzuar, në pyllin e Divjakës u gjetën 8 çanta me 460 kg lënde narkotike. Piloti italian e mohon akuzën për trafik lënde narkotike, ndërsa Sajmir Bajrami, i cili u arrestua teksa po transportonte lëndën narkotike pranoi se po tentonte trnsportin e drogës me avionin e Riformatos.Tv Klan