Avioni, Prokuroria në pritje të informacionit nga Transportet


Avioni, Prokuroria në pritje të informacionit nga Transportet

15:20 21/09/2016

Hetimi për rënien e avionit të Guido Guidit, në Ishëm, duket se ka mbetur në vend. Prokuroria për Krimet Rënda i ka dërguar një sërë shkresash disa institucioneve në varësi të Ministrisë së Transporteve , ku kërkon përcaktimin e saktë të shkakut të rënies dhe mënyrës si ka ndodhur ajo.

Prokuroria ka dyshime se avioni ka rënë gjatë ngritjes dhe për tepër të ketë qenë i ngarkuar. Hetuesit janë në pritje të informacioneve nga zyra për aksidentet dhe incidentet ajrore, për të sqaruar nëse avioni ka patur defekt në motor, që për pasojë ka sjellë dhe uljen e detyruar, e cila fillimisht u pretendua nga piloti 69-vjeçar.

Por dëshmia e dytë e Guidit ku pranoi se kishte ardhur për të ngarkuar kanabis i bën prokurorët të dyshojnë se defekti ka qenë në ngritje. Kjo gjë pritet të sqarohet vetëm pas mbërritjes se përgjigjeve nga këto institucione.

Dëshmia e dytë e pilotit ka bërë që t’i kërkohen informacion INTERFOZA-s italiane për disa persona shqiptarë dhe italianë, të cilat janë të përfshirë në trafikun e drogës në Itali.

Ndërsa zyrtarisht piloti në vendin tonë akuzohet për kalim të paligjshëm të kufirit. Vepër e cila është kundravajtje penale dhe dënohet me gjobë ose burgim deri në dy vjet.

Kjo është vepër penale që hetohet në gjendje të lirë. Por pavarësisht kësaj piloti mbahet në një vend të sekret dhe nën masa të forta sigurie në qytetin e Durrësit.

Këto masa nuk i përgjigjen veprës penale për të cilën akuzohet, pasi konsiderohet mjaft e lehte. Për këtë arsye dëshmia e dytë e italianit se kishte ardhur për të transportuar kanabis është pista kryesore e hetimeve që po ndjek prokuroria./TV KLAN






Të ngjashme