Avioni rus ndërhyn kundër bombarduesit amerikan mbi Balltik
Një avion luftarak rus ka ndërhyrë kundër një avioni bombardues amerikan mbi Detin Balltik, përgjatë kufirit rus.
Ministria e Brendshme ruse tha në një njoftim se avioni rus Su-27 u ngarkua për të ndjekur avionin amerikan US B-52, në kohën që ky i fundit po fluturonte në hapësirën neutrale ajrore përgjatë kufirit rus mbi Balltik.
“Russia Today” tha se avioni amerikan u identifikua rreth orës 7:00 të mëngjesit të sotëm. Pas largimit të avionit amerikan, rusi u kthye në bazë.
Lajmi vjen në një kohë që NATO vazhdon me një seri stërvitjesh ushtarake pran kufijve të Rusisë.
Aleanca më e fuqishme ushtarake e botës, NATO, do të ketë një prej stërvitjeve më të mëdha ushtarake këtë vit në Rumani, ndërsa tjetrën në Estoni, me pretendimet se Europa Lindore përballet me kërcënimin rus.
Këto lëvizje të NATO-s janë kritikuar nga Moska zyrtare, e cila i cilëson si “histeri anti-Ruse në Europë”. /tvklan.al