Avioni spiun rus fluturon mbi Washington


Avioni spiun rus fluturon mbi Washington

14:00 10/08/2017

Një avion spiun rus ka fluturuar në kuotë të ulët mbi Uashington. Avioni fluturoi mbi një sërë objektesh të rëndësishme si selia e Kongresit, ajo e CIA-s, Pentagoni. Fluturimi vazhdoi edhe në Jersey, mbi klubin e golfit ku aktualisht po qëndron presidenti Donald Trump.

Avioni “Tupolev 154M” i pa armatosur i përkiste forcave ajrore ruse dhe ishte ngritur nga Moska. Fluturime të tilla megjithatë janë krejtësisht ligjore, bazuar në Traktatin e Qiejve të Hapur, që u lejon 34 vendeve anëtare të kryejnë fluturime civile mbi territorin e njëri-tjetrit.

Por fluturimi i së mërkurës ka marrë një domethënie të veçantë për shkak të vendeve që ka vëzhguar dhe për faktin se ndodhi në një kohë kur po hetohet ndërhyrja ruse në zgjedhje.

Fluturimi përkoi edhe me ditën kur agjentët e FBI-së kqyrën banesën e Pol Manafortit, ish-kreut të fushatës elektorale të Donald Trump -it, i dyshuar si i përfshirë në aferën “Russiagate”./Abc News






Të ngjashme