Avokatët bojkotojnë Erdogan


Avokatët bojkotojnë Erdogan

22:44 03/09/2019

Nuk ka filluar mirë takimi i parë pas pushimeve verore në Turqi, mes presidentit Erdogan dhe shoqatës së avokatëve. 52 nga 79 shoqatat kanë bojkotuar mbledhjen, që realizohet çdo vit për hapjen e vitit gjyqësor.

Mungesa e avokatëve në pritjen e këtij viti justifikohet me faktin se shteti po ndërhyn shumë në punën e gjykatave. Edhe mbajtja e ngjarjeve në pallatin presidencial, gjë që thekson ndarjen e pushteteve, ishte një faktor kyç që i detyroi avokatët që të mos paraqiteshin.

“Ne nuk morëm pjesë në ceremoninë e hapjes të mbajtur sot në pallat sepse është aq e rëndësishme për ne, që gjyqësori të duket i pavarur aq sa pavarësia e tij aktuale”, shprehet shoqata lokale e avokatëve.

Ata shtojnë se një ceremoni e hapjes që mbahet nën sundimin, presion dhe nën çatinë e fuqive ekzekutive do të sjellë dëm të pariparueshëm për pavarësinë e gjyqësorit.

Akuza të tilla nuk janë pranuar nga presidenti Rexhep Taip Erdogan. Ai i konsideroi ato si të pabaza dhe provokime. Erdogan ka deklaruar se vendi nuk është i tiji, por “shtëpia” është e popullit.

Klan Plus






Të ngjashme