Avokatët e ish-zyrtarëve demokratë konferencë shtypi (21 Shtator 1998)
Avokatët mbrojtës së 6 ish-funksionarëve demokratë të akuzuar për krime kundër njerëzimit e quajtën sot qëndrimin e gjykatave shqiptare si thellësisht të motivuar politikisht. Gjatë një konference për shtyp avokatët denoncuan shkeljet që sipas tyre janë bërë nga gjyqtarët dhe prokurorët. Sipas mbrojtjes kërkesat e saj dhe dispozitat ligjore janë injoruar dhe prokuroria nuk ka paraqitur asnjë provë duke i quajtur ato sekrete, e nga ana tjetër Gjykata e Apelit ka vendosur masën arrest në shtëpi gjë që nuk gjen mbështetje në ligj. Avokatët thanë më tej se këto veprime nga ana e gjykatësve hedhin dyshime të mëdha mbi pavarësinë e Pushtetit Gjyqësor në Shqipëri.
Pamje avokatët Kreshnik Spahiu, Arben Ristani konferencë shtypi./tvklan.al
Gazetar : Roland Zili