AvokatËt e TiranËs (6 Maj 2000)


AvokatËt e TiranËs (6 Maj 2000)

16:08 06/05/2000

Për të parën herë Dhoma e Avokatisë së Tiranës ka këto përmasa. Në kryesinë e kësaj dhome sot u zgjodhën 11 anëtarë nga 22 që kandiduan. Kryetar u zgjodh Maks Haxhia dhe sekretare Zana Hasko. Nga ana tjetër sot u caktuan 20 delegatë ku bashkë me përfaqësuesit e rretheve do të vendosin për kryetarin e dhomës së përgjithshme të avokatëve të Shqipërisë. Ky vend ka mbetur bosh që prej mëse një viti kur u vra avokati Kleanthi Koçi. Ndër problemet që diskutuan sot avokatët është dhe çeshtja e veshjeve në seancat gjyqësore . Ishin paraqitur 4 modele pelerinash për të cilat u morën mendimet e të pranishmëve në sallë./tvklan.al






Të ngjashme