Avokatët kërkojnë nisjen e gjyqeve
“Na trajtoni edhe ne me ndihmë ekonomike”
Proceset gjyqësore në të gjithë vendin nuk po zhvillohen pasi KLGJ ka vendosur pezullimin e tyre për shkak të pandemisë nga Covid-19.
Por një grup avokatësh përmes një peticioni i janë drejtuar Këshillit të lartë gjyqësor, Presidentit të Republikës dhe Këshillit të ministrave kërkojnë nisjen e proceseve hetimore dhe gjyqësore.
Në peticion janë renditur 10 çështje ku kërkohet që edhe avokatët të përfshihen në paketën e ndihmës ekonomike, të kenë liri lëvizje dhe mbi të gjitha të rinisin proceset gjyqësore. Gjithashtu ata kërkojnë ndryshime në Kodin Penal dhe të Procedurës për tu hapur rrugë proceseve me shkëmbim aktesh online.
Grupi i avokatëve kërkon nga institucionet përgjegjëse, adoptimin e një plani masash për vijimin menjëhershëm të proceseve gjyqësore e hetimore, përkundrejt të gjitha rregullave që garantojnë mospërhapjen e virusit. Këshilli i Lartë gjyqësor ka vendosur pezullimin e proceseve deri në 22 prill. Ditën e mërkurë, KLGJ do të mblidhet sërish dhe pritet që ky afat të shtyhet edhe me 10 ditë të tjera.
Tv Klan