Avokatët pezullojnë punën


Avokatët pezullojnë punën

11:00 27/03/2019

Avokatët në të gjithë vendin kanë nisur sot grevën tre ditore në shenjë proteste për vrasjen e kolegut të tyre Ravik Gurra në Elbasan. Në Lushnje, në mënyrë simbolike ata varën uniformat e zeza në kangjellat e murit rrethues të Prokurorisë së rrethit.

Avokatët kërkojnë zbardhjen sa më shpejt të ngjarjes kriminale ku mbeti i vrarë avokat Gurra. Vendimi për të pezulluar shërbimin nga e mërkura deri të premten u mor dy ditë më parë nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Ndërsa në Elbasan bojkoti do të shtrihet në 5 ditë.

Tv Klan






Të ngjashme