Avokati i gris bluzën policit
Ngjarja në Lezhë, 68-vjeçari arrestohet nga policia
Rreth orës 15:10, në sallën operative të DVP ka ardhur një telefonatë për një konflikt, në afërsi të hotel turizmit Lezhë.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë në adresën e dhënë, ku kanë konstatuar shtetasin Gj.N.,dhe bashkëshorten e tij shtetasen Sh.M.,me profesion avokat duke u konfliktuar me një shtetas.
Punonjësit e Policisë kanë ndërhyrë për të penguar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, por shtetasi Gj.N., i ka kundërshtuar me dhunë duke goditur me grusht dhe grisur bluzën njërit prej punonjësve të Policisë.
Gj.N. u shoqërua në Komisariatin e Policisë Lezhë. Në vijim të veprimeve nga oficeri i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj.N.,68 vjeç, banues në Lezhë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të rendit publik”./tvklan.al