Avokati i Popullit përuron ambjentet e selisë së institucionit të tij (20 mars 2001)
Avokati i Popullit ka përuruar sot ambjentet e selisë të institucionit të tij. Rreth 1 milion dollarë janë vënë në dispozicion të këtij institucioni nga Mbretëria e Danimarkës jo vetëm për rikonstruksionin e plotë të ambjenteve të punës, zyrave, por edhe për trajnimin e personelit juridik. Kështu mbi 100 mijë dollarë kanë kushtuar vetëm pajisjet kompjuterike të teknologjisë së fundit.
Në përurimin e këtyre ambienteve ka marrë pjesë Presidenti i Republikës së Shqipërisë Rexhep Mejdani, përfaqësuesi i Mbretërisë së Danimarkës, Ambasadori i OSBE-së në vendin tonë Arens si dhe përfaqësues të grupit të miqve të Avokatit të Popullit./tvklan.al