Axhenda e komunitetit shqiptaro-amerikan (19 Tetor 1999)


Axhenda e komunitetit shqiptaro-amerikan (19 Tetor 1999)

11:12 19/10/1999

Pas Tetovës axhenda e veprimtarisë së përfaqësuesve të komunitetit shqiptaro-amerikan me qendër në Dallas dhe zotit Mediu kryetar i Partisë Republikane Shqiptare, ka filluar me takimin që për ta ka rezervuar zoti Thaçi dhe më pas zoti Çeku, ku janë shkëmbyer mendime dhe ide rreth situatës të Kosovës së pasluftës nëë spektrin politiko- shoqëror dhe rreth unifikimit të mbarë mendimit politik të të gjitha forcave në mënyrë që të shërbejë më realisht çeshtjes kombëtare.

Përfaqësuesit e spektrit politik dhe intelektualët si Rexhep Qosja e të tjerë kanë vlerësuar kontributin e çmuar që ky komunitet dhe veçanërisht zoti Nazar Mehmeti kanë dhënë në luftën e UÇK-së për çlirimin e Kosovës. Mendimi i shprehur nga zoti Mediu ka qënë që periodikisht qëndrimi politik i gjithë politikës shqiptare të unifikohet në shërbim të çeshtjes mbarëkombëtare.

Përfaqësues të këtij komuniteti dhe zoti Mediu kanë shkuar në urën e ngjarjeve dramatike të Mitrovicës pikërisht në ditën kur Partia Republikane me qëndër në Mitrovicë ka shpallur manifestimin paqësor që teli me gjemba dhe tanket të mos e ndajnë qytetin në mes.

Forcat franceze të KFOR-it nuk kanë kursyer plumbat plastike, gazin lotsjellës dhe lëndë plasëse ndaj shqiptarëve manifestues ku janë plagosur 160 persona. Vizita në kullën e Adem Jasharit, ku u vra sëbashku me 32 familjarët tij në luftën ndaj serbëve, vendosja me kurora me lule aty pranë ka pasuar axhendën në fjalë.

Në qytetin e Manastirit ku prezantohej nga Partia Demokratike Shqiptare e Tetovës, kandidati për president i Maqedonisë është shpallur “Qytetar Nderi” zoti Nazar Mehmeti dhe për kontributin e madh në financimin e shkollave shqipe./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori






Të ngjashme