Axhenda/ Presidenti i KE nesër vizitë zyrtare në Shqipëri


Axhenda/ Presidenti i KE nesër vizitë zyrtare në Shqipëri

12:10 24/02/2018

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Shqipëri dhe do të takohet me Kryeministrin Edi Rama.

Presidenti i KE do të pritet me nderime ushtarake nga kreu i qeverisë shqiptare në orën 17:30.

Më pas, në orën 19:15 do të zhvillohet konferenca për shtyp mes Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker.

Juncker dhe Rama pritet të diskutojnë për çështjen e hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

/tvklan.al






Të ngjashme