Azem Hajdari për ligjin e SHIK-ut (14 Gusht 1998)
Kryetari i Komisionit të Mbrojtjes Azem Hajdari sqaron defektet e ligjit të SHIK-ut që Presidenti Rexhep Mejdani e ktheu për shqyrtim. Azem Hajdari është i bindur se presidenti Mejdani ka vepruar drejt dhe jo se bën pjesë në ndonjë klan si e akuzojnë socialistët.
“Ky ligj në tërësinë e tij cënonte lirinë dhe të drejtat e qytetarëve, ishte i ndërtuar jashtë logjikës së konstitucionit kushtetues të Shqipërisë duke i krijuar SHIK-ut mundësira jo ligjore për të cënuar të drejtat dhe lirinë e shtetasve shqiptarë. Presidenti Mejdani bëri detyrën, ndërhyri që mos të ishte në kundërshtim me frymën e ligjit. Rikthimi i këtij ligji hap një frymë besimi dhe vetë formuluesit e tij duhet të kuptojnë se në Shqipëri nuk ka ndryshuar sistemi që të rikthehen ligjet e diktatures por ka ndryshuar pushteti dhe demokracia nuk pranon rikthim të ligjeve të diktaturës.”-është shprehur Hajdari./tvklan.al
Gazetar : Endri Xhafo