Azilkërkuesit shqiptarë në Gjermani të pakënaqur, nisin udhëtimin për në Angli
Tre shqiptarë janë kthyer nga Anglia për në Gjermani, për kalim të paligjshëm. Të rinjtë, kryesisht shqiptarë dhe kosovarë që ndodhen në Gjermani për të përfituar azil, kanë filluar përpjekjet të largohen për shkak të kushteve të këqija. Disa emigrantë thonë se ata që po përpiqen të largohen janë të dëshpëruar dhe se nuk ndihen optimistë për të përfituar azil në Gjermani.
Gazeta gjermane “Nachrichten” ka raportuar se ky problem ka filluar që në vjeshtë dhe se personeli kufitar do të mbajë nën kontroll portin ne Cuxhaven.
Ndërkohë mijëra emigrantë dhe refugjatë kanë mbetur të bllokuar në Greqi, pasi Bashkimi Europian dhe Turqia arritën në një marrëveshje për uljen e numrit të kalimeve nga Turqia. /
tvklan.al