Azilkërkuesit shqiptarë të zhgënjyer me Gjermaninë, nisen në Angli


Azilkërkuesit shqiptarë të zhgënjyer me Gjermaninë, nisen në Angli

13:26 30/05/2016

Dy emigrantë shqiptarë në Gjermani janë kapur, teksa përpiqeshin të largoheshin drejt Britanisë. Ata janë gjetur në një anije mallrash angleze, të cilat vinin nga Immingham, Lincolnshire, drejt portit Cuxhaven.

Por dy shqiptarët nuk janë të vetmit, pasi ndodhen në mesin e dhjetëra të rinjve, të cilët u zbuluan në përpjekjen e tyre që të largoheshin pa pagesë drejt Anglisë.

Zëdhënësi i policisë federale Holger Jureczko tha: “

Ata kanë thënë se iu duhej të largoheshin nga Gjermania brenda shtatë ditëve, por është e mundur që ne mund t’i shohim ato përsëri në port së shpejti. Kjo ka ndodhur edhe në të kaluarën. Disa prej tyre janë kapur përsëri disa ditë më pas

”.

Policia Gjermane ka nisur aksionin, duke iu vënë pas emigrantëve të jashtëligjshëm, të cilët përdorin portin e Detit të Veriut për tu larguar drejt Mbretërisë se Bashkuar.

Ndërkohë, policia gjermane thotë se 65 persona janë kapur në portin Cuxhaven, në nëntë muajt e fundit. Shtatë të tjerë u ndaluan në Immingham. Përfaqësuesi i policisë, Jureczko tha se policia dhe operatorët e portit kanë rritur sigurinë dhe besojnë se shumica e emigrantëve të paligjshëm tani janë duke u kapur.

/tvklan.al






Të ngjashme