“Babai donte të lija aktrimin”


“Babai donte të lija aktrimin”

23:14 20/12/2018

Michael Douglas është një legjendat e kinematografisë botërore. Ai ka më shumë se 50 vite karrierë në filma, ku numëron më shumë se 60 role. Por jo çdo gjë ka qenë kaq e sukseshme për të.

Aktori në premierën e filmit të tij në Netflix, tha se i ati, legjenda Kirk Douglas e kishte kritikuar rëndë për mënyrën sesi ai aktronte. Michael tha se në fillimet e karrierës babai e kishte konsideruar të tmerrshëm aktrimin e tij. Madje në debutimin e tij të parë, 72-vjeçari tha se Kirk ishte gëzuar aq shumë që ai nuk ja kishte dalë me sukese, për të mbushur mendjen që të lintë këtë profesion.

Aktori pranoi si kjo gjë kishte ndikuar tek ai, por nuk ishte dorëzuar për të impresionuar të atin. Sigurisht tani legjenda e Hollywood Kirk Douglas është shumë krenar për të birin dhe sukseset që ai ka arritur. Michael u nderua me një Oscar kur ishte vetëm 31 vjeç, ndërsa vetëm para pak kohësh ai u vlerësua me një yll në bulevardin e famës.

Klan Plus






Të ngjashme