Babai godet me thikë të birin

Foto ilustrim

Babai godet me thikë të birin

20:33 07/01/2019

Një konflikt i çastit mes babait dhe djalit të tij ka çuar në plagosjen e këtij të fundit mbrëmjen e kësaj të hëne, në qytetin e Korçës.

Burime paraprake thonë se Ylli Sulejmani ka plagosur me thikë në qafë djalin e tij R.Sulejmani. Fatmirësisht gjithçka është mbyllur me kaq, falë ndërhyrjes në kohë të efektivëve të policisë.

I plagosuri u dërgua në spital për ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet policore prangosën babain e tij dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes në fjalë.

Ndërkohë në një njoftim për mediat policia e Korçës sqaroi:

“Në lagjen nr 5 në Korçë, në banesë, shtetasi Y.S, rreth 65 vjeç, pas një konflikti të çastit, dyshohet se ka plagosur me thikë djalin e tij R.S, 36 vjeç, i cili po merr mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Y.S, ndodhet i shoqëruar në Komisariat, ku po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale dhe po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”

/tvklan.al






Të ngjashme