Babai i Arieta Avdylit: Bashkëshorti është vrasësi i vajzës sime (6 korrik 2000)
Babai i Arietës: Dyshimet më të mëdhaja aty i kam. Ai nuk pranonte ndarjen dhe divorcin e kishte të papranueshëm. Se si e konceptonte divorcin ai e dinte, por kur vajza vendosi të bënte divorcin përfundimtar, atëherë ai u bë i padurueshëm duke e lidhur vajzën me kërcënimet që i bënte ai. Ne dyshimet kryesore i kemi tek ish burri i Arietës.
Gazetarja: Në fakt bashkëshorti i vajzës tuaj në një letër që u ka shkruar publikisht, përmend dhe një emër Vangjel Kosta dhe ju kujton juve se ky mund të jetë një person i implikuar ndoshta dhe fajtor për vrasjen e vajzës suaj. Ju e njihni këtë person dhe sa mund të thoni në lidhje me marrëdhëniet që kishte me të?
Babai i Arietës: Vangjel Kosta ishte mik i familjes së tyre dhe jo mik i familjes sime. Nuk ka ngrënë bukë asnjëherë në shtëpinë time. Ato kanë patur miqësi familjare dhe di që kanë shkuar mirë me njëri-tjetrin. Përsa i përket alibisë se mund të jetë Vangjeli, mund të ketë dorë në vrasjen e vajzës sime, jam jashtëzakonisht i rezervuar të prononcohem. Nuk kam asnjë bindje, asnjë provë, asnjë argument që të mbështes atë alibi.
Në Prokurorinë e Përgjithshme, Drejtori i Hetimit Agim Tirana shprehet se nga shtypi po spekullohet. Mbi personin Vangjel Kosta nuk ka as shpallje në kërkim dhe as akuzë për ndjekje penale./tvklan.al