Babai i Vladimir Gjutës: Djali nuk më ka rrahur kurrë!


Babai i Vladimir Gjutës: Djali nuk më ka rrahur kurrë!

14:32 22/06/2016

Babai i Vladimir Gjutës, Ferit Gjuta ka përgënjeshtruar lajmin se, djali ka ushtuar dhunë ndaj tij. 78-vjeçari, i cili ditën e sotme ka qenë në Gjykatën e Tiranës për të mbështetur të biri, në një prononcim për mediat ka thënë se ai nuk është dhunuar kurrë nga i biri dhe se ai ka kërkuar ndihmën e policisë vetëm për ta shoqëruar këtë të fundit në shtëpinë e tij, pasi ishin mbledhur në një gëzim familjar.

“Jemi shumë të ngarkuar sepse nuk jemi mësuar me gjëra të paqenë. Djali ka qenë i dënuar për 1 vit e gjysmë në Elbasan, për çështjen e farmacisë dhe nga ku ka dalë i pafajshëm. Djali kishte disa ngarkesa. Kishim një festë në familje dhe e thirrëm dhe atë dhe më pas unë i kam kërkuar të largohet. Vladimiri nuk ka pranuar të largohet dhe unë kam insistuar që dhe ne në mos ngarkohemi dhe ne. I kam thënë që mund të çoj dhe me zor. Dhe gjatë kësaj kohe kam njoftuar që të vijë në ndihmë forcat e policisë nëpërmjet numri 129. Kisha merak sepse ishte dhe ora 2 e natës.”

Ferit Gjuta nuk pranon në asnjë mënyrë se është dhunuar nga djali i tij, Vladimiri dhe se në policinë e ka kërkuar sepse ai ka thyer urdhrin e arrestit të shtëpisë.

“Në asnjë mënyrë nuk jam dhunuar. Unë nuk kam asnjë shenjë. Djali im ka nevojë për ndihmë mjekësore. Në polici kam deklaruar vetëm se ai ka thyer arrestin e shtëpisë. Ata më thanë se nuk ka masë për arrest shtëpie. Më pas doli teoria se nuk e përfshinte sistemi arrestin dhe te drejta e paraqitjes. Më kanë kërkuar firmos. Më pas kanë dalë lajmet se jam dhunuar nga djali.”

Ai i ka cilësuar të padrejta akuzat që ndaj tij është ushtuar dhunë dhe ka thënë se do të kërkoj të ndiqet ligjërisht, ndërsa marrëdhëniet me të birin, i cilëson normale.

“Marrëdhëniet tona kanë qenë shumë normale, më vjen turp prej djalit që unë ka dalë dhe kam thënë se jam rrahur prej tij. Ku janë ato letra që unë kam kërkuar mbrojtje? Unë nuk kam kërkuar urdhër-mbrojtje. Dhe në polici nuk më kanë kërkuar as ekspertizë.”

Babai i Vladimir Gjutës ka hedhur dhe dyshimin se ndaj familje së tij po bëhet një plan, kjo pas akuzave për vendosjen e tritolit në farmacinë e Saimir Tahiri.

“Qysh kur është kapur për farmacinë e Saimir Tahirit e deri këtej kanë vazhduar. Ku ndodhin veç ngarkesat me ne. Deri tani edhe unë kisha luhatjet e mia, por kur gënjejnë dhe për mua , mendoj se ka hile këtu.”

VELLAI I GJUTES 2

Edhe vëllai i Vladimir Gjutës, mohoi kategorikisht që ky i fundit ka ushtruar dhunë ndaj babait të tyre, ndërsa tha se ky është një sulm që po i bëhet familjes së tij për t'i prishur imazhin.

“Ky është një skandal i radhës që po bëhet nga shteti dhe policia. Ky është një masakrim që po bëhet kundrejt nesh. I bëjmë thirrje strukturave të shtetit edhe të gjitha këtyre masakrave që po na bëjnë, masakrimi që po na bëjnë, se do të jetë një kohë shumë e shkurtër kur këta të dalin para ligjit në radhë të parë dhe më pas do të na përgjigjen edhe ne, nëse kanë ndonjë gjë personale me ne”.

Kë akuzoni direkt për këtë?

“Këto janë vetëm struktura të shtetit që po na sulmojnë, për të na prishur imazhin e familjes Gjuta dhe në përgjithësi edhe të fisit tonë të mrekullueshëm.”

Keni diçka konkrete? Pse pikërisht ju?

“Konkrete është se Vladimiri akuzohet që ka ofenduar dhe ka trajtuar keq babain tonë, ndërkohë që asnjëherë në histori nuk ka ndodhur që një sjellje barbare siç e trajton media dhe siç po e trajtojnë tani struktura të veçanta për të na prishur ne këtë imazh. Përgjegjësit kryesorë do të marrin dënimin e merituar, siç e kanë marrë deri më tani. Se me burgosje dhe të gjitha keqtrajtimet që i ka bërë shteti, prap nuk ia ka dalë që të nxjerrin gjë në pah, për të nxjerrë ndonjë material që ai ka pretenduar. Na kanë futur në burg, na kanë marrë me makina dhe ka keqtrajtuar të gjithëve dhe në fund nuk kanë nxjerrë asgjë. Ne kërkojmë që të dalë e drejta e vëllait tonë sepse është një djalë fisnik, i aftë për gjithçka dhe po dënohet e po merret nëpër këmbë dinjiteti dhe figura e tij.”

Ju ishit të gjithë në mbështetje të tij?

“Ne jemi në mbështetje të vëllait tonë, normalisht edhe të babait. Mesa duket kjo bëhet nga një klan krahinor karshi nesh. Ne nuk na njeh vetëm Kukësi, por e gjithë Shqipëria, si njerëz me taban e kulturë, jo njerëz që të rrahin prindërit. Nuk ka dhunë, nuk ka ndodhur absolutisht dhunë në familjen tonë. Në po pretendojmë që të mos ketë dhunë diku tjetër. Në mënyrë kategorike unë nuk kam parë tim vëlla që të ushtrojë dhunë”. 

/tvklan.al





Të ngjashme