Babai mes lotëve: Nuk e dua jetën, kam nevojë për fëmijët e mi (Video)


Babai mes lotëve: Nuk e dua jetën, kam nevojë për fëmijët e mi (Video)

19:36 28/10/2018

I dëshpëruar, sepse e akuzojnë padrejtësisht për një dëmshpërblim që thotë se nuk e ka marrë kurrë, Banush Kanani përsëriti disa herë se e gjithë situata e krijuar mes tij dhe djemve, ishte shumë e vështirë për të. Ai u përbetua se nuk kishte marrë asnjë qindarkë dhe iu lut djemve që t’i flisnin me gojë.

” Unë sot kam më tepër nevojë më shumë së kurrë për fëmijët e mi”,

tha ai mes lotëve.

“Kërkoj të hetohen deri më një dhe i bëjë apel Ministrit të Drejtësisë, Kryeministrit shqiptar, atyre zotërinjve të atij pushteti, se kujt ia kanë dhënë këto lekë! Nëse kam marrë lekë, mbaj përgjegjësi të plotë dhe jap llogari deri më një. Unë jam ai burrë që kam shërbyer 36 vjet në ushtri, por kam qenë njeri i nderuar. Ashtu siç më njeh gjithë Fieri dhe gjithë kuadro ushtarake, e vartësit e mi. Unë deklaroj që atje në sheshin “Skendërbej”, atje tek heroi ynë kombëtar, të varem dhe të më hanë mizat, nëse unë kam abuzuar me gjakun tuaj. Nuk kam marrë një lekë, ndaj po më akuzoni kot”.

“Unë sot kam më tepër nevojë më shumë së kurrë për fëmijët e mi, për një ngrohësi të fëmijëve, se vajta 77 e ca vjeç, kur do t’i shikoj këta djem të jenë afër babait? Asnjëri nuk më flet, unë nuk dua jetën, kam arritur në atë pikë që nuk dua jetën time për budallallëqet e këtyre të pushtetit vendor”.

Në këtë seancë të rubrikës “Shihemi në Gjyq”, në “E Diela Shqiptare” u trajtua rasti i një babai nga qyteti i Fierit dhe konfliktit të tij me djemtë. Banush Kanani kishte sjellë në seancën e ndërmjetësimit një prej djemve të tij, Besnikun. Shkak i konfliktit është bërë dëmshpërblimi i banesave pranë lumit të Gjanicës, të përmbytura 10 vite më parë.

/tvklan.al






Të ngjashme