Babai pranon krimin: E vrava vajzën për nderin e familjes


Babai pranon krimin: E vrava vajzën për nderin e familjes

15:30 05/09/2020

Trupi i Eglantina Bucit u la 4 ditë pa varrosur në Malin me Gropa

Eglantina Buci po bashkëjetonte me djalin që dashuronte, por familja e saj nuk e ka pranuar lidhjen duke e akuzuar 23-vjeçaren se u prishi nderin e familjes. Kjo ka bërë që babai i saj Faik Buci dhe vëllai Shkëlzen Buci, ta vrisnin në vitin 2012.

“E rrëmbyen, e qëlluan me 1 plumb, u rikthyen pas 4 ditësh, e varrosën”.

Sipas policisë, Faik Buci kishte tentuar disa herë të vriste vajzën. Pas arrestimit, ai ka pranuar vrasjen në polici, duke qëndruar i ftohtë para oficerëve dhe pa asnjë shenjë pendese.

E vrava për nder”, iu tha Faik Buci oficerëve të policisë.

Televizioni Klan mëson se pas zbardhjes së identitetit se kujt i përkisnin eshtrat që u gjetën në Malin me Gropa, policia pyeti Faik Bucin se pse nuk denoncoi zhdukjen.

Ai u tha se vajza ishte kthyer në një prostitutë dhe se nuk kishte dijeni. Me arrestimin e djalit të tij Shkëlzen Bucit në vitin 2017 pasi tentoi të vriste aktorin Mishel Prela, mbërriti një informacion në polici, se i riu bashkë me babain kishte vrarë motrën.

Kjo ka rihapur dosjen dhe më pas dëshmia e shoferit që shoqëroi Eglantina Bucin dhe vëllain e saj drejt malit të Dajtit, zbardhi vrasjen e mistershme pas 8 vitesh.

Tv Klan






Të ngjashme