Babai u nda nga jeta, djali minoren tregon vështirësitë
Pëllumb Kurti, iu drejtua programit “Historia ime”, në Tv Klan për të kërkuar ndihmë për kunatin e tij Flamur Alushin. Ishte një premtim që Pëllumbi i kishte bërë gruas së tij dhe motrës së Flamurit në shtratin e vdekjes, për t’iu gjendur pranë kunatit dhe fëmijëve të tij.
Fatkeqësisht Flamuri u nda nga jeta sepse ai vuante prej vitesh i paralizuar, pasi veshkat i kishin dalë jashtë funksionit.
Nëna i ka braktisur dhe sot dy fëmijët jetojnë me gjyshin e tyre në kushte të vështira ekonomike.
Në një lidhje telefonike, për programin njëri prej djemve, Lukas Alushi tregoi dhimbjen dhe vështirësitë që po hasin gjatë kësaj periudhe.
Avokatja Ana Pertena, e ftuar në studio tregon se komuna duhet të mendojë diçka të veçantë për këtë familje, duke e ditur gjendjen praktike se si është.
Mirela Milori: Si ka rrjedhur jeta mbas ndarjes së babait?
Lukas Alushi: Shumë keq!
Mirela Milori: Vazhdoni të jetoni në të njëjtën shtëpi?
Lukas Alushi: Po!
Mirela Milori: Po me çfarë të ardhurash? Ju ka ardhur dikush t’ju ndihmojë?
Lukas Alushi: Po ka ardhur kryetari i komunës na ka ndihmuar shumë, ai na ka sjellë ushqime.
Mirela Milori: Po për pension?
Lukas Alushi: Për pension, ata kishin thënë nuk e përfitoni.
Mirela Milori: Kush ta tha këtë?
Lukas Alushi: Xhaxhai kishte qenë sot. Isha unë para ca ditëve, më tha më sill 4 foto të tuat, 4 foto të vëllait, ja çoi xhaxhai sot, tha që nuk e përfitoni.
Mirela Milori: Po nëna iu ka kontaktuar Lukas?
Lukas Alushi: Po kemi folur 2-3 herë në telefon, erdhi dhe kur vdiq babi.
Mirela Milori: Po ju ka ndihmuar sadopak?
Lukas Alushi: Ajo nuk ka për vete.
Mirela Milori: E kuptoj! Po në familje je ti dhe vëllai? Me kë jetoni?
Lukas Alushi: Edhe me gjyshin.
Mirela Milori: Ana nuk përfitojnë pension, çfarë duhet të bëjnë?
Ana Pertena: Lukas ju jeni drejtuar komunës. Ke vajtur tek njësia e gjendjes civile dhe e ke bërë prezent faktin që jeni vetëm dy fëmijë në gjendjen familjare?
Lukas Alushi: Po ka shkuar xhaxhai.
Ana Pertena: Po çertifikatë familjare ke marrë? Kush ekziston në çertifikatën familjare?
Lukas Alushi: Mami, vajza që…
Mirela Milori: Është vajza që ka lindur mami nga martesa e dytë?
Lukas Alushi: Po!
Mirela Milori: Pra është mami, jeni ju të dy, është motra që ke nga mami, është dhe gjyshi?
Lukas Alushi: Gjyshi me ne jeton, por është i ndarë nga ne.
Mirela Milori: Tani çfarë përfitojnë?
Ana Pertena: Tani nëse është nëna, është nëna përgjegjëse për familjen, meqënëse është në trungun familjar. Pensioni që babi kishte, i takon gjysma nënës, ose nëna pastaj ta përdorë në emër të fëmijëve, meqënëse është nëna në çertifikatën familjare. Ligjërisht kështu funksionon, megjithatë komuna duhet të mendojë diçka të veçantë, duke e ditur gjendjen praktike se si është aty. Megjithatë Lukas thotë që i sjellin ushqime, por kjo është e pamjaftueshme për një familje me dy fëmijë minorenë, që kështu duhet bërë diçka tjetër, punonjësit socialë duhet të ngrihen dhe ta shikojnë situatën nga afër./tvklan.al