Babai vret vajzën dhe djalin


Babai vret vajzën dhe djalin

21:27 07/07/2018

Një ngjarje e rëndë tronditi të enjten veriun e Sidneit në Australi, aty ku një baba vrau dy fëmijët e tij adoleshentë, në një akt që policia e cilësoi si sulm të planifikuar.

15-vjeçari Jack dhe 13-vjeçarja Jennifer Edwards u gjetën në vrarë në shtëpinë e tyre në Hull Road, në West Pennant Hills. Ata u qëlluan për vdekje mbrëmjen e së enjtes nga babai i tyre John Edwards. Rreth 12 orë më vonë, ai u gjet i vrarë në shtëpinë e tij në Normanhurst.

Policia beson se 68-vjeçari u vetëvra pas krimit. Hetuesit e besojnë se vrasjet ishin të paramenduara dhe të planifikuara më parë nga Edwards. Ai kishte qenë në një betejë ligjore për kujdestarinë e fëmijëve gjatë dy viteve të fundit me ish-bashkëshorten e tij, nënën e dy fëmijëve.

Megjithatë hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet që çuan babain t'i merrte jetën dy fëmijëve të tij vijojnë.

/tvklan.al






Të ngjashme