“Babe bands” në duart e policisë


“Babe bands” në duart e policisë

17:18 16/06/2018

Ky është momenti i arrestimit të një shqiptari 35-vjeçar me inicialet S.K në Spanjë, i cili ishte drejtuesi i një bande grabitësish që ishte kthyer në tmerrin e disa qyteteve. Së bashku me të u prangos dhe një femër me inicialet A.M.

Edhe 29-vjeçarja, sipas policisë spanjolle, kishte rol organizator në këtë bandë. Grupi, i cili drejtohej nga çifti shqiptar, ishte përgjegjës për të paktën 43 grabitje kryesisht në qytet e Salamankës, Leonit, Valadolidit dhe Pontevedrës.

Objektiv i tyre ishin bizhuteritë e shtrenjta dhe paratë kesh që ndodheshin në banesa. Hetimi për këtë grup i cili njihej edhe si “Babe Bands” kishte filluar që në muajin Prill.

Këta persona ishin të specializuar në grabitjet me armë dhe në ngjarjen e fundit para se të arrestoheshin kishin kërcënuar një çift dhe djalin e tyre 10-vjeçar. Autoritet spanjolle sqarojnë se hetimi për këtë grup do të vazhdojë pasi dyshohet se janë të përfshirë edhe te tjerë persona.

Pak ditë më parë në Barcelonë u godit një tjetër bandë shqiptare grabitësish, e cila kishte bastisur edhe shtëpinë e futbollistit Luis Suarez.

Tv Klan






Të ngjashme