Babë e bir dhunojnë partnerin në biznes
Ishin partner në biznes, por kur në mes hyn paraja gjithçka prishet. Policia e Korçës ka arrestuar babë e bir, Ilo dhe Jonel Vangjel, përkatësisht 53 dhe 29 vjeç.
Ata kanë goditur me sende të mprehta në trup dhe kokë 50-vjeçarin V.M. Të tre kishin një rrobaqepësi, ndërsa i dëmtuari pretendonte se babë e bir i kishin borxh një sasi lekësh.
Por Ilo dhe Jonel Vangjeli nuk e pranonin këtë gjë, ndaj janë përleshur me 50-vjeçarin. I dëmtuari është në spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën. /tvklan.al