Babë e bir pickohen nga gjarpëri vdekjeprurës
Babë e bir u pickuan nga një gjarpër tigër në shtëpinë e tyre në Australi, pasi i vogli e gjeti zvarranikun në banesë dhe nisi të luante me të.
Matt Horn u pickua dy herë teksa po përpiqej të mbronte djalin e tij 11 – vjeçar Braeden.
Gjarpëri pickoi fillimisht të miturin, por babai në përpjekje për ta shpëtuar mbeti i bllokuar në dhomë.
Sipas të përditshmes “The Telegraph”, gjarpërinjtë tigër zakonisht janë të qetë, por bëhen agresivë dhe tmerrësisht të rrezikshëm nëse sulmohen apo janë nën stres.
Fatmirësisht, babë e bir janë jashtë rreziku për jetën, kryesisht pasi thërritën në kohë ambulancën./tvklan.al