Bad Bunny, më i dëgjuari për 2020


Bad Bunny, më i dëgjuari për 2020

07:40 02/12/2020

Kënga e tij e re është shkarkuar më shumë se 8.2 miliardë herë

Drake, Bad Bunny, Dua Lipa dhe The Weeknd janë ndër artistët më të dëgjuar të vitit 2020, sipas të dhënave nga Spotify. Muzika e Bad Bunny është shkarkuar më shumë se 8.2 miliardë herë brenda vitit.

Po ashtu albumet e Bad Bunny renditen si më të shkarkuarat në të gjithë botën. Albumi i tij i dytë i publikuar përgjatë këtij viti është shkarkuar më shumë se 3.3 miliardë herë në vitin 2020.

Ndërkaq kënga “Blinding Lights”, e The Weeknd renditet në vend të dytë me afërsisht 1.6 miliardë shkarkime anembanë botës. Pas tij renditet artistja Tones And I me hitin “Dance Monkey”, në të tretin Roddy Rich me “The Box”,  ndërsa Dua Lipa pozicionohet e pesta në këtë listë me hitin e saj “Don’t Start Now”.

Billie Eilish e kryeson listën e “Artisteve më të dëgjuara” në këtë platformë, për të dytin vit radhazi. Pas saj vijnë këngëtaret, Taylor Swift, Ariana Grande dhe Halsey.

Albumi i reperit Post Malone “Hollywood’s Bleeding”, albumi “Fina Line” nga Harry Styles dhe “Future Nostalgia” nga Dua Lipa e plotësojnë top pesëshen. Spotify ka bërë të ditur se zhanri më i pëlqyer gjatë këtij viti është ai pop.

Klan Plus






Të ngjashme