Bajram Jashanica pozitiv në kontrollin antidoping
Bajram Jashanica rezultoi pozitiv në kontrollin e antidopingut pas ndeshjes me Young Boys e zhvilluar më 28 shtator në Elbasan.
Klubi është njoftuar për përgjigjen e analizës, nga e cila rezulton se substanca e ndaluar është Prednisoluti. Ky përbërës shërben për të lehtësuar dhimbjet pas goditjeve ose ndikon në uljen e enjtjeve në shumë raste.
Pikërisht me paraqitjen në atë takim Bajram Jashanica u bë pjesë edhe e formacionit të javës nga UEFA.
Klubi korçar pritet te këtë një reagim zyrtar për këtë rast.
Mbrojtësi rrezikon të qëndrojë jashtë fushës së lojës për 2 vjet.
Kjo do të ishte një goditje për karrierën e tij dhe vetë klubin. Jashanica, i cili aktualisht është i dëmtuar, u përfol se do të transferohej gjatë merkatos së janarit, por duket se planet e largimit janë shtyrë dhe kjo situate e bën me të paqartë të ardhmen e tij. Edhe më parë futbolli shqiptar ka pasur raste dopingu.
Në vitin 2007 futbollisti i Besës, Alban Dragusha rezultoi pozitiv pas ndeshjes së Kupës UEFA me Bezanijan në Beograd.
Tv Klan