Bakaj pezullohet me dy ndeshje
Reagimi ndaj tifozëve kundërshtarë i kushtoi pezullimin me 2 ndeshje Elis Bakajt. Sulmuesi i Kukësit iu kundërpërgjigj me gjeste dhe fjalë fyese përkrahësve të Partizanit në përballjen e luajtur të hënën.
Bakaj duhet të paguajë edhe 100 mijë lekë gjobë.
Me të njëjtën shumë është ndëshkuar edhe Partizani për ofendimet dhe sendet e hedhura nga tifozëria e kuqe. Tiranës nuk do t’i lejohen mbështetësit e saj ta ndjekin në transfertën me Apoloninë, si pasojë e sjelljes së tyre në përballjen me Bylisin të dielën e kaluar.
Tv Klan