
Bakllava me drogë…
Ekipi i Policisë së Sigurisë në Esenler të Stambollit ka ndaluar një të dyshuar, i cili po përpiqej të trafikonte drogë jashtë krahinës.
I dyshuari, kishte përgatitur drogën në doza të vogla dhe e kishte fshehur brenda pjesëve të prera të bakllavasë, ai po e mbante paketën e ëmbël me drogë në një mënyrë që e bëri policinë të dyshojë.
Sipas CNN turk, pas kontrollit dhe gjetjes së sasisë me drogë brenda bakllavasë, personi me këtë ide që befasoi të gjithë, u arrestua menjëherë./tvklan.al