Prostitucioni, pranga 2 tutorëve dhe 5 vajzave
Goditja e dytë e operacionit “Forca e ligjit” çoi në pranga 7 persona të akuzuar për shfrytëzim dhe ushtrim prostitucioni.
2 prej tyre kishin rolin e tutorit ndërsa 5 të tjerat ishin vajza. Në pranga ra Rinard (Frederik) Tota, 50 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale dhe Kastriot Musa, 41 vjeç banues në fshatin Barbullush të Shkodrës. Vajzat e ndaluara janë nga Shkodra, Lezha dhe Burreli të moshave nga 25 në 33 vjeç. Vajzat pretendonin se punonin si balerina, por hetimet disa mujore zbuluan aktivitetin e tyre.
Gjovalin Loka, Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër: “Shtetasi Rinard Tota dyshohet se ishte organizator i kësaj veprimtarie kriminale ku prej kohësh shfrytëzonte për ushtrim prostitucioni shtetaset e sipërpërmendura, në lokalin e tij “TATA”, në qytetin e Shkodrës.”
Policia sekuestroi një lokal 3-katësh në pronësi të Totës 2 automjete, një armë zjarri pistoletë, 7 ora dore dhe një sasi e konsiderueshme bizhuterish të ndryshme, një Laptop dhe 8 telefona celularë si dhe një sasi parash të fituara nga ky aktivitet i paligjshëm./Tv Klan