16:06 01/05/2014Janë 12 balerinët më të mirë të Teatrit të Operas dhe Baletit që do të interpretojnë “La ekstravaganca” të Angjelin Preljocaj, koreografit me gjak shqiptari të skenave botërore. Në këto prova të ditëve të fundit, koreografia Naomi Perlov, bashkëpunëtorja e ngushtë e Preljocaj, është dhënë me gjithë energjinë e saj për të sjellë në skenë një balet të jashtëzakonshëm në ritëm, lëvizje, xheste dhe muzikalitet.Edhe pse kjo pjesë është krijuar nga Preljocaj, aty nuk gjen motive shqiptare por gjen jetën e një emigranti, siç ishte edhe ai vetë në rrugëtimin drejt suksesit nga Franca në Shtetet e Bashkuara. “La ekstravaganca” e vënë në skenat e mëdha të baletit do të sjellë për herë të parë edhe Angjelinin në vendin e origjinës në datën 9 Maj. Koreografi me famë botërore është veçanërisht i njohur për artin e tij kontemporan. Krijmtaria e tij është pjesë e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në Paris. Në repertorin e tij numërohen në qindra shfaqje që kanë shkelur skenat më të famshme nga Italia në Amerikë, ku spikat elementi i lakuriqësisë i ndërthurur me baletin kontemporan.Tv Klan