Çështja “Balili”, mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare. Nishani: Shqetësim serioz i ngritur dhe nga partneret
Për rreth 2 orë këshilli i Sigurimit Kombëtar, ka diskutuar me kërkese të kreut të parlamentit Ilir Meta për çështjen Balili dhe përgjegjësinë e të gjitha agjencive ligjzbatuese. Presidenti i Republikës theksoi që në fillim se shqetësimi i ngritur është serioz, legjitim, i nevojshëm për të nënvizuar më fort angazhimin dhe bashkërendimin e veprimeve të agjencive ligjzbatuese të lidhura drejtpërdrejtë me sigurinë kombëtare.
“
Çështja ‘Balili’, përtej nivelit kombëtar i tejkalon përmasat individuale të rastit në fjalë, sepse ajo është shtrirë dhe ka marrë përmasa të zgjeruara gjeografike në disa shtete fqinje dhe aleate dhe për këto arsye, mbledhja e sotme u thirr pikërisht për të diskutuar, përcaktuar dhe këshilluar mbi hapat e marrë, ndjekjen dhe vijueshmërinë e veprimtarive institucionale të agjencive ligjzbatuese lidhur me hetimin e mëtejshëm të saj.
”
Kryeparlamentari Meta u ka thënë pjesëmarrëseve se Çeshtja Balili nuk është vetëm një shqetësim të madh publik, por ai ka tërhequr edhe vëmendjen e aleatëve dhe partnerëve strategjikë
Në qëndrimin e tij përmbyllës presidenti e ka cilësuar çështjen Balili shumë problematike dhe komplekse dhe me rrezikshmëri të lartë jo vetëm për mungesën e deri më tanishme të rezultateve konkrete në luftën kundër krimit, trafikut të narkotikëve, pastrimin e parave duke ndikuar edhe në imazhin e shtetit shqiptar.
“
Kjo mbledhje ishte e domosdoshme dhe e rëndësishme, sepse ajo u fokusua jo vetëm te rrezikshmëria e fenomenit të narko-trafikut, por edhe te nevoja për një koordinim sa më të mirë e të efektshëm dhe rritjes së përgjegjshmërisë së të gjitha institucioneve ligjzbatuese në raport me përgjegjësitë e tyre institucionale.”
Në mbledhje mungoi kryeministri Rama, i cili kërkoi të zëvendësohen nga Niko Peleshi pasi ishte në një vizitë në Prishtine, kërkesës që u refuzua nga zyra e presidentit.
TV KLAN