“Balili”/ Tahiri: Asnjë insinuatë politike nuk do pengojë policinë në punën e saj


“Balili”/ Tahiri: Asnjë insinuatë politike nuk do pengojë policinë në punën e saj

13:25 27/01/2017

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka qenë i pranishëm në analizën e Policisë së Shtetit në qytetin e Beratit. Gjatë fjalës së tij, Tahiri u shpreh se do bëjë të pamundurën që të mos ketë të paprekshëm dhe qytetarët të jenë të gjithë të barabartë para ligjit. Gjithashtu, ministri foli për kërkesën e Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë për mos arrestimin e Klemend Balilit.

“Deklarata e plotë ministrit Saimir Tahiri për vendimin e Presidentit për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, gjatë analizës se Policisë së Shtetit të zhvilluar n

ë

Berat:

Ne jemi shumë të bindur që beteja jonë më e madhe është të reagojmë që në Shqipëri – sot, nesër e në vazhdim – të mos ketë të paprekshëm dhe qytetarët të jenë të gjithë të barabartë para ligjit. Dhe pikërisht për shkak të këtij, ose më saktë shfaqet në vendin tonë, kemi ndërmarrë aksione, bashkë me partnerët, të cilat kanë dhënë rezultate të shkëlqyera.

Këto ditë po çuditet publike me thirrjen e Presidentit të Republikës Këshillit të Sigurisë për Balilin. E në fakt çuditet publiku sepse Këshilli i Sigurisë nuk është mbledhur as per Lazaratin.

Po çuditet publiku pasi Këshilli i Sigurisë nuk është mbledhur as kur Lazarati ishte aty. Megjithatë unë jam shumë i kënaqur të informoj Këshillin e Sigurisë dhe pa asnjë diskutim edhe Presidentin e Republikës,  i cili për arsyet e veta është i pa informuar. Por jam akoma më i bindur që asnjë pengesë, asnjë insinuat, politike ose jo nuk do më ndalonte kurrë mua dhe aq më pak policinë e Shtetit të bënte detyrën ndaj atyre që deri dje ishin të pandëshkueshëm dhe atyre që deri dje ishin të pabarabartë dhe që nuk i prekte njeri.

E Balil e Balila mund ti kenë ende ditët e numëruara por shumë shpejt do të jenë përpara drejtësisë. Kjo është detyra jonë dhe ky është vullneti ynë për të garantuar që qytetarët shqiptar të mos kenë më nëpër këmbë  të pandëshkueshëm”.

/tvklan.al

 






Të ngjashme