Padia e Ballës ndaj Bashës, Gjykata e Krimeve të Rënda shpall moskompetencë
Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli moskompetencë për padinë e bërë nga kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ndaj kryetarit të opozitës Lulzim Basha. Balla e paditi Bashën për shpifje pasi ai e akuzoi si të përshirë në rastin e kontrabandimit të 3.4 milionë Eurove te gjetura në 2 Toyota Yaris në portin e Durrësit.
Kreu i Partisë Demokratike nuk u paraqit në seancën e së martës. Edhe vetë Taulant Balla nuk hyri në sallë, duke i kërkuar avokatit ta përfaqësojë ndërsa akuzoi kreun e opozitës se i shmanget drejtësisë.
PD publikoi qëndrimin e avokatit të Lulzim Bashës në seancë, i cili lë të kuptohet se paraqitja e kërkesës në Gjykatën e gabuar nga Taulant Balla ka pasur për qëllim zvarritjen e procesit, krijimin e rrethanave të rreme dhe mashtrimin e opinionit, derisa çështja të harrohet.
Tv Klan