Balla: Fatkeqësisht Presidenti u bë palë me opozitën
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se me vendimin për Teatrin, Presidenti i Republikës u bë palë me opozitën.
Balla thotë se deri më sot Meta ka pasur një sjellje të admirueshme, duke mos u bërë palë, as e politikave të familjes së tij, as e lojërave të partisë së tij.
Tashmë sipas Ballës, Presidenti zgjodhi të mbajë gjallë farsën e opozitës me teatrin. Ai shprehet se shumica parlamentare do të rivotojë projektligjin në fjalë menjëherë sapo parlamenti të rimblidhet në Shtator.
Pas kësaj deklarate reagoi edhe nënkryetari i PD, Edi Paloka. Në një postim në rrjetet sociale ky i fundit shkruan:
“
U shqetësua edhe derrkuci Yaris për aktin kushtetues të Presidentit, se po i pengohet investimi i miliona eurove të pista të Toyotave tek projekti mafioz i kullave në Teatrin Kombëtar”.
Tv Klan