Balla i përgjigjet PD-së: Spitali i Laçit do ndërtohet
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike për rindërtimin e spitalit të Laçit.
Balla nga foltorja e Kuvendit tha se PD gënjen dhe shtoi se spitali i ri do të ndërtohet sipas premtimit të bërë nga Kryeministri Edi Rama.
“Kam parë sot me keqardhje një spot të Partisë Demokratike për spitalin e Laçit, gënjejnë. Por ata nuk e kanë për turp pasi kur arritën të bëjnë politikë me të vdekurit kanë humbur busullën e politikës.
Ajo që po ndodh me spitalin e Laçit, ka të bëjë me procedurat për ndërtimin e këtij spitali. Tashmë janë gjetur dhe paratë dhe do të nis shumë shpejt ndërtimi i spitalit dhe Kryeministri Edi Rama i qëndron angazhimit që në pranverën e vitit të ardhshëm të ndërtohet godina e re”, u shpreh Balla.
Më herët Dhurata Çupi hodhi akuza kundër qeverisë duke thënë se spitali i Laçit është një premtim i pambajtur nga Edi Rama./tvklan.al