Balla: Kam prova që nuk kam qenë në Krujë ditën për të cilën akuzohem


Balla: Kam prova që nuk kam qenë në Krujë ditën për të cilën akuzohem

20:42 26/09/2018

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar menjëherë pas akuzave të bëra nga opozita se ka shkuar në Komisariatin e Krujës dhe ka kërcënuar ish- policin Emiliano Nuhu.

Në një njoftim në rrjetet sociale Balla shkruan se nuk ka shkelur në Krujë gjatë vitit të fundit dhe jo më në Komisariatin e Krujës i armatosur.

Më herët Balla e ka quajtur një insekim të Partisë Demokratike denoncimin e një ish oficeri të policisë së Fushë Krujës, i cili e akuzon se ka qenë pjese e një grupi zyrtarësh të armatosur që e kanë kanosur në komisariatin e këtij qyteti për të liruar djalin e arrestuar të deputetit socialist Rrahman Rraja.

Reagim i Taulant Ballës:

Hedh një i marrë një gur në lumë dhe 100 të mençur s’e nxjerrin dot, thotë populli!

Por jo, kjo që po shoh sot është më keq.

“Të mençurit” e dinë fare mirë ccfarë marrëzie është kjo shpifje që janë turrur ta pasqyrojne me një zell të madh, vetëm, pasi e nxorra unë vetë!

Kjo sajesëe ndyrë dhe e verifikueshme pa veshtirësi nga çdokush që publikon lajme, ka një qëllim të qartë: Të çojë ujë në mullirin e prishur të Lulzim Bashes! Unë s’kam shkelur as në Krujë gjatë vitit të fundit dhe jo më në komisariatin e Krujës i armatosur. Unë e provoj lehtësisht ku kam qënë atë ditë që maskarai i paguar apo i paturp apo të dyja bashkë, ka bërë këtë letër për të perfituar azilin politik.

Dhe do ta provoj në gjyqin e radhës që do te kem me Lulzim Bashën për këtë çështje. Raportet mjekesore nuk do ta shpëtojnë Lulzimin nga pasojat juridike të genjeshtrave të tij.

Ndërsa disa mediave hiena që ushqehen me mishra të ngordhur u kam lënë Zotin se tjetër s’kam ç’u them./tvklan.al

 






Të ngjashme