Balla-opozitës: Kthehuni në Komisionin e Reformës Zgjedhore
Bashkëkryetari socialist i Komisionit të Reformës Zgjedhore nga selia e PS i bën apel përmes mediave kolegeve të tij opozitar, që të rikthen për të bashkuar votat për rekomandimet e OSBE/ ODIR-it .
Taulant Balla thotë se janë të rëndësishme për standardet e zgjedhjeve dhe mbi të gjitha për transparencën aq të kërkuar nga demokratet.
Demokratët kanë vendosur si kusht qe në zgjedhjet e 18 qershorit votimi dhe numërim të jenë elektronik.
Kryeministri Edi Rama i kërkoi opozitës të marrë dakordësinë e OSBE / ODIHR. Ndërsa një ditë më parë kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, tha se për përdorimin e teknologjisë në zgjedhje duhen të paktën 20 muaj, teksa zgjedhjet do të mbahen vetëm pas 5 muajsh./ TV KLAN