Balla për deklaratën e Merkelit: Gjermania na mbështet


Balla për deklaratën e Merkelit: Gjermania na mbështet

17:15 02/12/2020

“Kushtet e KE përmbushen brenda Dhjetorit”

Shumica skepticizimin e Kancelares Merkel për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare brenda dhjetorit, kur mbaron dhe presidenca gjermane e BE, nuk e sheh si ndryshim të qëndrimit që Gjermania ka për integrimin e Shqipërisë.

Taulant Balla ka një tjetër këndvështrim që më shumë lidhet sipas tij me problemet e brendshme të unionit dhe si fakt sjellë rastin e Maqedonisë së Veriut.

“Nuk duhet të harrojmë që Gjermania flet duke sjellë të gjitha sensibilitetet e vendeve anëtare. Nuk ka një konsensus brenda 27 anëtarëve të Bashkimit Europian”, shprehet Taulant Balla.

Balla siguron se kushtet që kërkon KE për Shqipërinë do të përmbushen brenda Dhjetorit.

“Shqipëria në ditët në vijim do të ketë anëtarë të rinj të Gjykatës Kushtetuese dhe do të ketë një ligj për mediat”, thotë Balla.

Balla doli përpara mediave për procesin e nisur nga PS për përzgjedhjen e kandidateve për deputet që përfundon këtë fundjavë dhe që sipas tij deri tani ka ngjallur interes të shume të rinjve kryesisht për t’iu bashkuar kësaj force.

Tv Klan






Të ngjashme