Balli Kombëtar konferencë – (14 Shtator 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Mungesa e bashkëpunimit institucional Ballkanik e Europian ka rrezik të vendos shtetin dhe shqiptarët në një pozicion të pa merituar në rajon. Kështu mendon Balli Kombëtar në kuadër të Paktit të Stabilitetit. Magjistraturës shqiptare I ka munguar një strategji e plotë mbi prioritetet kombëtare.
Partia e Ballit Kombetar inkurajon evidentimin e një politike ndryshe, në përputhje me komponentët euroatlantik tek PD dhe PS. Pas njohjes me kandidimin e nënkrytarit të PD tashmë për kryetar të saj, Balli Kombëtar mendon se bashkëpunimi sa më i gjerë i partive të opozitës mbi bazen e realiteteve dhe jo preferencave do të jetë kushti kryesor për të krijuar një mazhorancë qeverisëse.
Kandidati Pollo sipas ballistëve duhet të premtoj vullnet për të korrigjuar veprimet e PD kur ajo qeveristë vendin. Fenomenet negative si korrupsioni dhe kontrabandën ne këtë parti. Pollo duhet të distancohet nga politika agresive ndaj partive të tjera politike dhe vetëm duke i bërë të gjitha këto bashkëpunimi me Pollon do të ishte real. Përndryshe Balli Kombëtar do të punoj edhe i vetëm./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti