Balli Kombëtar për Gjykatën Kushtetuese (21 tetor 1998)


Balli Kombëtar për Gjykatën Kushtetuese (21 tetor 1998)

14:55 21/10/1998

Gjykata Kushtetuese nuk ka pranuar të shqyrtojë kërkesën e Ballit Kombëtar për anullimin e ligjit për referendumet të miratura nga Parlamenti. Ballistët e kanë konsideruar ndryshimin e ligjeve për referendumet si veprim anti kushtetues pasi ka ndryshuar kufirin e pjesëmarrjes së votuesve prej 51 % që referendumi të konsiderohet i vlefshëm. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Fehmi Avdiu e ka argumentuar kthimin pas të kërkesës së Ballistëve me kushtin e përcaktuar në ligj sipas të cilit Gjykata Kushtetuese shikon vetëm kushtetuetshmërinë e kërkesave të grupeve parlamentare dhe jo të partive politike.

Pamje Gjykata Kushtetuese, kryetari Fehmi Abdiu./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame






Të ngjashme