Ballistët për Referendumin (20 tetor 1998)
Ligji për Referendumin paditet në Gjykatën Kushtetuese. Lideri i Partisë së Ballit Kombëtar Shpëtim Roqi në konferencë për shtyp e quajti ligjin e miratuar nga mazhoranca socialiste antikombëtar dhe antidemokratik. Ata mendojnë se Kushtetuta duhet të aprovohet nga një Asamble Kushtetuese e emëruar dhe e bazuar në rezultatin e proporcionalit. Përsa i përket draftit kushtetues, ballistët u shprehen se do ti bënin publike sa më shpejt.
Flet kryetari i Partisë së Ballit Kombëtar, Shpëtim Roqi në konferencë për shtyp me gazetarët./tvklan.al