Balliu shpëton skuadrën
Ivan Balliu shpëtoi skuadrën e tij Metz në ndeshjen e kupës së Francës. Mbrojtësi i grumbulluar disa herë me Kombëtaren Shqiptare shënoi në fitoren 2-1 me Sant Kuentin duke e kaluar skuadrën e tij në turin tjetër të Kupës.
Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi në barazim 1-1 dhe skuadrat iu drejtuan shtesave. Në minutën e 101, Balliu realizoi golin e fitores.
Ivan Balliu ka qenë në listën e Panuccit edhe për ndeshjet e fundit që zhvilloi Kombëtarja por nuk u lejua të grumbullohej nga skuadra e tij.
Tv Klan