Ballkanasit duan djem


Ballkanasit duan djem

12:39 29/09/2017

Ne shqiptarët jemi të njohur për tendencën për të patur më shumë djem. Por nuk jemi të vetëm. I gjithë rajoni dhe jo vetëm, vuan nga sëmundja e burrërisë. Një raport i OKB-së tregon se në Mal të Zi gratë identifikojnë ilegalisht gjininë e bebes dhe se çdo vit dhjetëra vajza abortohen.

Nëse do t

ë lindja sërish një vajzë nuk e di se çdo të bëja.

Fatmirësisht linda djalë dhe e gëzova burrin tim më në fund.

Unë njoha një grua në klinikë që kishte bërë disa aborte pasi kishte mësuar se do të lindte vajzë nga marrja e kampioneve në CVS test”.

Këto janë fjalët e 43 – vjeçares nga Podgorica, Amela e cila sapo ka sjellë në jetë djalin e saj pas dy vajzash radhazi. Testet gjenetike për të mësuar gjininë e foshnjes ende të palindur është vepër ilegale në Malin e Zi. Amela e kreu  testin në një klinike private në Beograd dhe pagoi 350 euro në fshehtësi të plotë.

“Në Malin e Zi lindja e një djali është një rast për festime. Kjo sepse një djalë është trashëgimtari që do të zgjasë jetën dhe emrin e familjes. Kur një grua nuk sjell në jetë një djalë ajo është më pak e denjë për shumicën e bashkëshortëve ballkanas. Burri, pas një pritje të gjatë mund të fillojë ta poshtërojë gruan dhe madje ta torturojë atë”.

50 foshnje të seksit femër abortohen çdo vit në Malin e Zi vetëm sepse janë femra. Ndërkohë që rezultojnë 3000 femra më pak në moshën riprodhuese për shak të aborteve masive. Fenomeni është i përhapur në të gjithë rajonin e Ballkanit dhe kjo ka bërë që të rritet numri i meshkujve krahasuar me femrat. Sipas OKB-së, popujt më paragjykues ndaj vajzave janë shqiptarët, azerët dhe armenët. Ndërsa malazezët janë në vendin e katërt.

Burimi: KLAN PLUS

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme