Ballkani mendon kandidaturën e botërorit
Greqia, Bullgaria, Serbia dhe Romania po planifikojnë përgatitjen e një kandidature të përbashkët për Kupën e Botës 2030.
Një ide e kryeministrit grek, Alekxis Tsipras që duket se po gjen mbështetje nga vendet e tjera të interesuara. Kjo është hera e parë që vendet e Ballkanit aspirojnë për të pritur një eveniment të këtij niveli.
Turneu i 2030 përkon me 100 vjetorin e botërorit të futbollit dhe interesi për ta organizuar është tepër i madh nga shumë vende.
Tv Klan