16:31 12/03/2014“Balloja e diplomës” e rikthen Ilir Kernin si koreograf në skenën e Teatrit të Operas, institucion që tashmë e drejton prej 5 muajsh. Në baletin me një akt, nën tingujt e muzikës së Johan Strauss do të kërcejnë emra të njohur dhe talente të rinj.Ngjarjet zhvillohen në një konvikt vajzash të cilat për festën e diplomimit ftojnë disa kadetë të rinj. Nën mbikqyrjen e guvernantes, në ballo lindin edhe ndjenjat e para të dashurisë, dy prej tyre janë Ledia Sulaj dhe Dion Gjinika.Shfaqjes do ti mungojë orkestra pasi këtë herë është menduar që muzika të luhet me CD.Në dy netët e saj të para në 14 dhe 15, premiera “Balloja e diplomës” do të ngjitet në skenë nga artistët shqiptarë ndërsa në datën 16 nga solistët dhe trupa e baletit të Kosovës.